19:38 / E Martë, 05 Qershor 2018

Emocionuese: Ushtari amerikan me mision në Kosovë e befason të birin në ditën e diplomimit (Video)

Një ushtar që ishte me mision ushtarak në Kosovë i ka bërë surprizën më të bukur të mundshme djalit të tij.

Në këtë video, shihet djaloshi Tyler duke marr në një ceremoni solemne diplomën e përfundimit të studimeve, transmeton Indeksonline.

Por askush nuk e dinte që njeriu më i dashur i Taylor ishte aty dhe po shikonte arritjen e djalit të tij.

Ushtari Damon Solomon që për vite shërben në Kosovë, atë ditë u nis drejt vendlindjes dhe arriti të befasoj djalin në momentin më të rëndësishëm të jetës.

Kjo video emocionuese arriti që për dy orë të shikohet nga gjysmë milioni njerëz dhe të marr komente pozitive. /Indeksonline/