08:23 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Roger Federer në finale të “Indian Wells”

Roger Federer, i pari i botës në sportin e tenisit është kualifikuar për në finalen e madhe të kompeticionit “Indian Wells” që mbahet në Amerikë.

Zvicerani mposhti 2 me 1 në sete (5-7, 6-4 dhe 6-4), tenistin nga Kroacia, B. Coric, shkruan IndeksOnline.

Me këtë fitore, Roger ka siguruar finalen e madhe, ku do të takohet me argjentinasin, Del Potro – ky i fundit eliminoi në gjysmëfinale kanadezin, M. Raonic, 2 me 0 në sete.

Finalja e madhe zhvillohet sonte nga ora 21:00./IndeksOnline/