07:39 / E Hënë, 13 Gusht 2018

Ferronikeli sot rifillon punën

NewCo Ferronikeli Complex LLC” zyrtarisht është blerë nga NKL Limited, me seli në Mbretërinë e Bashkuar që kontrollohet nga Balfin Group, udhëheqës i së cilës është njeriu më i pasur në Shqipëri, Samir Mane.

Me ardhjen në tij në krye të fabrikës, ai para punëtorëve u zotua se do të rrisë kapacitetet prodhuese dhe së shpejti do të rinisë prodhimit.

Tani kur janë bërë edhe gjashtë muaj që kur është ndërprerë prodhimi, një njoftim u ka shkuar punëtorëve se prej datës 13 gusht kompania nis punën, shkruan Indeksonline.

Këtë njoftim e ka siguruar Indeksonline, ku bëhet e ditur se puna do të rinisë me tri ndërrime si më herët.

“Ju informojmë se prej datës: 13-08-18 (Ditën e Hënë) kompania jonë do të rifilloj punën me orar të rregullt në tri ndërrime ashtu siç ka funksionuar përpara”, thuhet në këtë njoftim të menaxhmentit të Ferronikelit.

Në këtë njoftim, tutje janë të ndara ndërrimet e punëtorëve me orare të caktuara./Indeksonline/