17:06 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Forca të shumta të Policisë së Kosovës në Pejë (Foto)

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes futbollistike, Drita-Prishtina në stadiumin, Shahin Haxhiislami në Pejë.

Pjesa e parë për të parin e Ligës së Kampionit ka përfunduar me rezultat, 0:0.

Tifozë të shumtë nga ekipi i Prishtinës por edhe nga ai i Dritës i janë drejtuar sot këtij stadiumi për t’i dhënë përkrahjen e nevojshme lojtarëve të tyre si dhe vetë ekipeve.

Ndërkohë nga Policia e Kosovës ishte bërë e ditur se janë përgatitur me një plan të posaçëm në rast të ndonjë incidenti.

“Kur ka raste të tilla që ka ndeshje  ka raste që tubohen njerëzit. Policia si gjithmonë i bënë planifikimet e duhura dhe të nevojshme sipas situatës në teren. Ne jemi përgatitur për situatën në teren, bëjmë sigurinë e plotë, sa i përket kësaj ndeshje tash a mundet me ndodhë a s’mundet ndonjë incident është diçka tjetër , nuk mundem me prej diku , mirëpo ne jemi të përgatitur me një plan të posaçëm dhe kem forca të mjaftueshme edhe besojë se nuk do të ndodhë diçka, nëse vetëm pak shikohet ana sportive  nuk duhet me ndodhë, absolute  tash dikush duhet me fitu por me çdo kusht secili aty mundohet me fitu”, pati thënë ai.

Indeksonline u sjell disa fotografi nga pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës të cilët po qëndrojnë sot për të përcjellur nga afër gjithë situatën në këtë lojë./Indeksonline/