17:10 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Prishtina më në fund mposht Dritën, shpallët kampion i sezonit vjeshtor

Prishtina ka mposhtur Dritën me rezultat ë2-0 në ndeshjen e xhiros së 17-të të Superligës.

Golin e parë për vendasit e shënoi Meriton Korenica në minutën e 56-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e dyfishoi Khalid Abdul Basit në minutën e katër të lojës shtesë.

Prishtina mbyll pjesën e parë të sezonit në vendin e parë me 40 pikë, një më shumë se Feronikeli, ndërsa Drita është në vendin e gjashtë me 23 pikë. /IndeksOnline/