14:33 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

8 gola në një ndeshje, Drita në çerekfinale

Drita nga Gjilani ka arritur që të kualifikohet në çerekfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës.

Drita ka arritur fitore me rezultat 5-3 ndaj skuadrës Minatori nga Magurja e Lipjanit.

Bujar Shabani me dy gola, Arbër Shala, Haxhi Neziraj e Xhevdet Shabani me nga një gol vendosën çerekfinalistin në këtë ndeshje.

Shorti për qerekfinale do të tërhiqet në zyret e FFK-së të martën./Indeksonline/

Temat: