23:38 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Foto epike, kur në Kosovë nënshkruhej kontrata nën dritën e llampës

Gjeneratat e vjetra e dinë mirë se si ka ekzistuar e funksionuar liga e futbollit në periudhën e viteve të okupimit.

Sportistët dhe çdo sferë tjetër shqiptare zhvilluan aktivitete ashtu si munden dhe vazhdimisht të përndjekur, të arrestuar, të rrahur e të vrarë nga okupatori serb.

Një fotografi që paraqet ish portierin e mirënjohur Naser Prapashtica dhe futbollistin tjetër Fatmir Namani, tregon më së miri vështirësitë e asaj kohe.

Nën dritën e një llampe klasike me plin, Prapashtica shihet duke nënshkruar kontratën e transferimit tek skuadra Kosova e Prishtinës, menjëherë pas luftës gjatë vitit 2000. /IndeksOnline/