10:13 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Fotografitë e aksidentit, ku humbi jetën reprezentuesi i Kosovës

Në një aksident rrugor që ka ndodhur në Gjakovë, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ku ishin të përfshirë disa lojtarë të kombëtares së Kosovës në basketboll, ka humbur jetën basketbollisti Gazmend Sinani.

Kombëtarja e basketbollit të Kosovës ishte në Gjakovë dhe po i mbante stërvitjet përgatitore për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës.

Në po të njëjtin aksident ku humbi jetën basketbollisti i kombëtares së Kosovës, Gazmend Sinani, lëndime trupore kanë pësuar edhe Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina dhe fizioterapeuti i reprezentacionit Kujtim Shala.

Insporti ju sjell fotografitë nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti