08:10 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Futbollisti i Arsenalit shuan spekulimet, vendos të rinovoj

Nacho Monreal  është në bisedime me Arsenalin pasi ai dëshiron të zgjasë kontratën e tij dhe t’i japë fund spekulimeve që e lidhin atë me një lëvizje në Barcelonë.

Monreal, 32 vjeç, ka vetëm një vit në marrëveshjen e tij të tanishme në Emirates por konfirmoi se është i lumtur dhe diskutimet me klubin janë duke u zhvilluar.

“Për momentin ne jemi duke biseduar me klubin”.

“Unë kam thënë gjithmonë se jam shumë i lumtur, ndihem shumë i lumtur që luaj në Arsenal”.

“Ne jemi në kontakt në çdo moment kështu që mos u shqetësoni për këtë. Jam i lumtur këtu. Kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Monreal u bashkua me Gunners nga Malaga në vitin 2013 dhe ka qenë i rregullt në të majtë dhe në qendër të mbrojtjes gjatë viteve të fundit. /IndeksOnline/

Temat: