08:38 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Futbollisti i Chelseas refuzoi ofertën e Real Madrid

Real Madrid është në kërkim të një portieri cilësor duke shprehur interesim për shumë nga më të mirët në botë.

Sipas Sunday Express, Kampionët e Evropës kishin bërë një ofertë në drejtim të portierit të Chelseas, Thibaut Courtois.

Belgu ka refuzuar ofertën e skuadrës madrilene dhe tashmë pista e radhës është portieri brazilian i Romas, Alisson.

Megjithatë, për brazilianin mund të jetë problem shuma e madhe, ku Reali duhet të derdh në arkat e Romës plot 75 milionë euro. /IndeksOnline/