17:10 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Gazeta spanjolle zbulon trajnerin e ri të Arsenalit, dorëzohet Guardiola

Gazeta katalunase Sport raporton se të enjten është mbajtur një takim mes Artetës, Guardiolës dhe Txiki Begiristain, drejtorit të futbollit në Manchester City. Gazeta e cila është e afërme me Pep Guardiolën, zbulon se krerët e Cityt i kanë dhënë leje Artetas për të marrë drejtimin e Arsenalit.

Poashtu, Arteta kishte mbajtur bisedime edhe me shefin e Arsenalit, Ivan Gazidis i cili poashtu i ka konfirmuar interesimin për të qenë trajner i skuadrës.

Raportohet se nesër do të mbahet një takim i radhës ku pritet të finalizohet marrëveshja mes trajnerit spanjoll dhe skuadrës së Arsenalit./Indeksonline/

Temat: