18:53 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Gjelat” kualifikohen, eliminohet Peruja (Video)

Kombëtarja e Francës ka shënuar fitoren e dytë në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.

“Gjelat” mposhtën me rezultat minimal 1 me 0 Kombëtaren e Perusë, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi ylli i PSG-së, Kylian Mbappe, gol ky që u realizua në minutën e 34’të.

Pjesa e dytë ishte e barabartë me një dominim të lehtë të Kombëtares së Perusë. Por rezultati ishte i pandryshuar.

Me fitore Franca ka siguruar kualifikimin për në fazën eliminim/direkt, kurse Peru është eliminuar qysh në grupe.

Ndeshjen e radhës Franca e luan ndaj Danimarkës, kurse Peruja ndaj Australisë./IndeksOnline/