13:16 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Gjermania publikon listën preliminare, merr pjesë edhe Neuer (Foto)

Kombëtarja e Gjermanisë ka publikuar listën e futbollistëve për Kupën e Botës.

Kupa e Botës nis nga muaji qershor i këtij viti dhe përfundon në korrik, shkruan IndeksOnline.

Trajneri gjerman, Joachim Low ka publikuar listën preliminare të futbollistëve.

Në këtë listë bën pjesë edhe i lënduari Manuel Neuer, i cili është rikthyer në stërvitje gjatë këtyre ditëve.

Më poshtë e keni listën me 27 futbollistë, e në ditët në vijim do të minimizohet në 23 futbollistë./IndeksOnline/