10:26 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gjuajtje me armë mes policëve dhe hajnave në Prishtinë

Disa persona të panjohur kanë thyer xhamin e një dyqani përmes të cilit kanë tentuar të vjedhin kasafortën.

Por, 4 personat janë vërenjtur nga zyrtarët policorë dhe janë larguar në drejtim të panjohur, transmeton Indeksonline. Teksa po iknin, njëri nga ta ka shtënë me armë në drejtim të policëve.

Në mënyrë për të parandaluar rrezikun, edhe njëri prej zyrtarëve ka shtënë me armë në drejtim të personit të dyshua.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti po hetohet.

Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Bardhosh të Prishtinës./Indeksonline/