13:54 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Gjykata lë në fuqi masën arrest shtëpie për Saimir Tahirin

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është përballur sot me drejtësinë për masën e arrestit, ndërkohë qëpas dy orësh seancë u la në fuqi vendimi për arrest shtëpie

Në fjalën e tij, Saimir Tahiri ironizoi masën e dhënë. “Ju keni thënë për mua arrest shtëpiak po për mua është njësoj si arrest shtëpiak e si arrest me burg”, mësohet të ketë thënë ish ministri i Brendshëm. Ai kundërshtoi argumentimet në vendimin e zbardhur të gjyqtares Liliana Baku. “Ju argumentoni se unë kam aftësi të prish e dëmtoj provat, kjo nuk është e vërtetë dhe është e pamundur.

Këtë argumentim e keni dhënë dhe më herët në vendimin kur shpallët bllokimin e pasaportës. Ju po ndiqni të njëjtin kriter si kur isha deputet dhe tani qytetar i lirë. Ju thoni se ekziston rreziku i ikjes, nuk ka asnjë mundësi që unë të largohem. Gjatë kohës që më është kthyer pasaporta kam lëvizur disa herë jashtë vendit dhe jam kthyer sërish në Shqipëri. Unë mandatin e dorëzova vullnetarisht dhe jam i hapur për drejtësinë dhe për të parë drejtësinë në sy”, mësohet të ketë thënë ai.Ndërkohë Prokurori Besim Hajdarmataj tha se janë dërguar letërporosi të reja, dy në Itali dhe një në Mal të Zi. “Na rezulton e provuar se është zhdoganuar një skaf i blere nga Orges Liperi. U ble 15 mijë euro.

Na rezulton e provuar që Saimir Tahiri ka drekuar në Greqi me Artan Habilajt. Do konfirmojmë që shumë të dhëna nuk rezultojnë fare në sistemin TIMS sikurse është rasti i Moisi Habilajt”, tha Hajdarmataj.    Prokurori Besim Hajdarmataj tha më tej se dyshohet se lekët që iu gjetën në makinë Orest Sotës, janë të ish ministrit Saimir Tahiri.Ndërsa pikë tjetër  kyçe është edhe Orges Liperi, pronari i skafit që mendohet të jetë përdorur për një kohë të gjatë nga Tahiri, kryesisht gjatë pushimeve.Prokurori vijon më tej se në Durrës u paraqit Moisi Habilaj për skafin e prishur të Orges Lperit, dhe fillimisht ka pasur rezistencë nga policia kufitare e Durrësit, dhe më pas është lejuar.  “U nis  skafi  për t’u riparuar dhe persona që ishin në skaf” dhe sipas Hajdarmatajt personat, që ishin mekanikë  të policisë së Shtetit, dyshohet se rikthimi i tyre në Shqiperi është paguar nga Moisi Habilaj.“I kemi dërguar Italisë  dy letërporosi  ku faturat  e blerjeve  të bizhuterive të blera  të na vijnë me emër”, ka thënë Hajdarmataj. Më pas ai i ka thënë Tahirit se ka drekuar e darkuar me Artan Habilajn në Greqi. “Zonja gjyqtare do sjellim të dhëna më pas  që vërtetojnë se ka ndërhyrje   në sistemin TIMS jo vetëm në Vlorë por edhe në Durres e Sarandë, ku  nuk pasqyrohen  hyrje-daljet e Moisi Habilajt”, tha ai.