21:57 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Gjyqtarët kosovar drejtojnë ndeshjen e Portugalisë

Treshja e gjyqtarëve nga Kosova, Genc Nuza, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Portugali –  Liehtenshtajn.

Ndeshja që do të drejtohet nga gjyqtarët kosovarë do të jetë e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian për U21.

Bashkë me Nuzën, Berishën dhe Selimajn do të jetë edhe Visar Kastrati si zyrtar i katërt.

Kujtojmë se treshja kosovare është ftuar vazhdimisht për drejtimin e ndeshjeve ndërkombëtare. /IndeksOnline/