16:16 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

12 kosovarë të përfshirë në miqësoren, Shqipëri – Jordani mbrëmë

Kombëtarja shqiptare zhvilloi mbrëmë një miqësore kontrolluese me Jordaninë.

Ndeshja u zhvillua në ”Elbasan Arena”, por skuadra e Christian Panuccit nuk bindi as kësaj radhe.

Shqipëria nuk arriti ta mposhtë një Kombëtare si Jordania duke barazuar pa gola, shkruan IndeksOnline.

Miqësorja në fjalë iu besua nga FIFA treshes kosovare të referimit, të prirë nga Genc Nuza.

Por, përveç tre gjyqtarëve kosovarë, për Shqipërinë në fushë dhe në stol ishin edhe nëntë lojtarë me prejardhje nga Kosova.

Ndër ta ishin Ylber Ramadani, Taulant Xhaka, Eros Grezda e të tjerë./IndeksOnline/