15:52 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nuza me shokë do ta drejtojnë miqësoren, Turqi – Ukrainë

Përveç futbollistëve kosovar, edhe gjyqtarët tanë do të marrin pjesë në ndeshjet e Kombëtareve këto ditë.

Bëhet fjalë për gjyqtarët më të mirë të Superligës së Kosovës, Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Besfort Kosumi.

Nuza me shokë do ta drejtojnë ndeshjen, Turqi – Ukrainë, transmeton IndeksOnline.

Ndeshja në fjalë është e cilësisë së një miqësoreje dhe do të zhvillohet të martën e ardhshme.

Turqia pret Ukrainën në Antalia, në ndeshjen që do të drejtohet nga katërshja e gjyqtarëve kosovarë./IndeksOnline/