75 Mall Live Search
14:09 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Grabitje në pikë të ditës, policia arreston të dyshuarin (Video)

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, me dyshimin e bazuar për grabitje dhe lëndim trupor.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë kanë thënë se i arrestuari dyshohet se ka marr pjesë në një grabitje dhe rrahje të ndodhur me 18 qershor në një parking të një qender tregtare në kryeqytet.

Indeksonline ka siguruar video nga ky rast ku shihen disa persona duke e sulmuar viktimën në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë e më pas duke ia marrë çantën e krahut.

Policia e Kosovës pas hetimeve intensive në lidhje më këtë rast, ka arritur ta identifikoi dhe arrestoi të dyshuarin e parë, me iniciale M.S.

Për arrestimin e të dyshuarit është njoftuar me kohë Prokurori i Shtetit me urdhër të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë ku më pas do të dal para gjykatës përkatëse.

Hetimet në lidhje me këtë grabitje janë ende duke vazhduar dhe varësisht prej tyre mund të këtë edhe të arrestuar të tjerë./Indeksonline/