10:41 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Griezmann bëhet idhull në Uruguai/ Presidenti e fton si një “hero”

Tabare Vazquez, Presidenti i Uruguait ka uruar Kombëtaren e Francës për triumfinë në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Vazquez kërkon nga Anotnie Griezmann ta vizitojë vendin e Uruguait, shkruan IndeksOnline.

Griezmann në çerekfinale i shënoi gol Uruguait, por nuk festoi. Kurse, në finale ai festoi me flamurin e këtij vendi.

Kjo i ka pëlqyer tej mase Presidentit uruguaian, i cili e ka ftuar francezin si një “hero”.

“Unë nuk di se si të ju falënderoj për gjestin që keni bërë. Ju ishit me flamur të Uruguait në konferencë për shtyp në Moskë, kjo është e pabesueshme”, ka thënë Vazquez.

Griezmann nuk ka lidhje familjare me vendin e Uruguait, por ai ka pasur dhe ka shumë lojtarë nga ky vend./IndeksOnline/