15:20 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Të shqetësuar për vërshimet në Suharekë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me vërshimet që ndodhen në komunën e Suharekës.

Haradinaj ka thënë se ka kërkuar nga FSK dhe MPB mobilizim për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, shkruan Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë:

Me shqetësim kemi marrë lajmin për vërshimet në Suharekë.

Si Kryeministër i vendit, menjëherë kam kërkuar nga FSK dhe Ministria e Punëve të Brendshme, mobilizim dhe që të ndërmarrin të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për t’u dalë në ndihmë banorëve të kësaj ane.

Po ashtu, jam në kontakt të vazhdueshëm me Kryetarin e kësaj komune, z.Bali Muharremaj dhe po e përcjellim me vëmendje situatën e krijuar në Suharekë.

Si qeveri e vendit do të bëjmë maksimumin që të parandalojmë rrezikimin e jetëve të qytetarëve tanë dhe t’u dalim në ndihmë banorëve që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi natyrore.

RH