17:42 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Harley-Davidson i rikthehet biznesit me biçikleta [Foto]

Harley-Davidson ndërton motoçikleta, motoçikleta me tre rrotë, njëherë e një kohë edhe skuterë.

Kompania amerikane ka ndërtuar poashtu edhe biçikleta në fillet e para të saj dhe tani duket që iu është rikthyer përsëri këtij biznesi.

Harley-Davidson Musem në Milwaukee dhe Heritage Bicycles nga Cikago janë bashkuar për të riprodhuar modelin 7-17 të vitit 1917.

Është thënë të jetë një rekreacion besnik i një prej biçikletave origjinale që William S. Harley dhe vëllezërit Davidson bënë në mes të viteve 1917 dhe 1922. /IndeksOnline/