11:46 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Hashim Thaçi ngushëllon familjen e Nikë Lumezit  

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka ngushëlluar familjarët për  vdekjen e avokatit, Nikë Lumezi.

Sipas tij, Lumezi ushtroi funksione të rëndësishme në sistemin e drejtësisë në periudhën e paraluftës  dhe pasluftës.

Ndryshe, në nderim të Lumezit aktualisht në Katedralen e Prishtinës, “Nënë Tereza” po mbahet meshë./Indeksonline/