23:53 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Hazard: Ky është futbollisti më i mirë në Premierligë

Sulmuesi i Chelseas, Eden Hazard ka thënë se ylli belg i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne është futbollisti më i mirë në Premierligë.

Ai gjithashtu ka pranuar se skuadra e Guardiolës është duke bërë “ligjin” në ligën angleze.

“Kevin për momentin është futbollisti më i mirë në Premier League dhe nuk kam asnjë dyshim për këtë. Momentalisht, City është skuadra më e mirë dhe De Bruyne është shumë i rëndësishëm për sistemin e lojës së aplikuar nga Guardiola. Personalisht e kam kënaqësi të luaj me Kevin, sepse është një futbollist i jashtëzakonshëm.” /IndeksOnline/