17:01 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Lëndohet futbollisti më i mirë i Premierligës

Futbollisti më i mirë i Premierligës në sezonin e fundit, Kevin De Bruyne ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjes së fundit.

Sipas raportimeve nga mediat angleze, belgu ka lënduar ligamentet, shkruan indeksonline.

Një lëndim të ngjashëm e kishte edhe në vitin 2016 ku mungoi rreth 2 muaj.

De Bruyne mungoi edhe në ndeshjen e fundit, ku City mposhti Bournemouthin me rezultat 4-0. /IndeksOnline/