21:59 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Haziri kërkon liberalizimin, integrim më të shpejtë dhe investime më të mëdha

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, z. Arban Abrashi sot po qëndrojnë në Sofia të Bullgarisë, në Samitin e Partive Popullore Evropiane, ku po zhvillohen takime pune në prag të Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Gjatë punimeve të Samitit, nënkryetari i LDK-së z. Haziri ndër të tjerash kërkoi liberalizimin e vizave për Kosovën, qartësimin e procesit të integrimit evropian si dhe investime më të mëdha infrastrukturore nga BE-ja.

Partitë Popullore Evropiane gjithashtu miratuan një deklaratë, ku ftohen vendet e Ballkanit Perëndimor, të kultivojnë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe ku sovraniteti dhe integriteti i shteteve duhet respektuar.