07:40 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Hoxha: Mosmiratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dëmton zbatimin e MSA-së

Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, ka bërë me dije se pasi Kuvendi i Kosovës ka nisë sesionin vjeshtor të punës duhet ta miratojë Projekligjin për marrëveshjen e IPS’s 2017, Projektligjin për marrëveshjen Europa për qytetarët dhe Projektligjin për marrëveshjen Erasmus.

Ajo ka thënë për gazetën ‘Epoka e Re’ se mosmiratimi i këtyre marrëveshjeve shkon në dëm të zbatimit të MSA’së.

Sipas saj, çdo vonesë për ratifikimin e këtyre marrëveshjeve do të jetë indikator i keq karshi procesit nëpër të cilin është duke kaluar Kosova.