15:38 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Hoxhaj: Marrja e presidencës së BE-së nga Kurz, momentum i rëndësishëm për Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar kancelarin austriak Sebastian Kurz për marrjen e presidencës së BEsë nga ana e Austrisë, për vitin 2018.

Hoxhaj tha se ky është një momentum i rëndësishëm për Kosovën dhe rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian.

“Urime Sebastian Kurzit për marrjen e presidencës së BE-së nga ana e Austrisë për vitin 2018. Momentum i rëndësishëm për Kosovën dhe rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BEsë. Suksese në detyrat dhe sfidat e reja”, shkroi Hoxhaj në Twitter.