S’e keni vërejtur këtë detaj, edhe ministrja shqiptare e bëri shqiponjën si Enver Hoxhaj
Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka bërë bujë me gafën e tij në mbledhjen e dy qeverive shqiptare.
Hoxhaj në foton e përbashkët nuk e ka bërë simbolin e shqiponjës siç duhet, foto që bëri xhiro në rrjetet sociale.
Por, politikani kosovar po del se nuk ka qenë i vetmi që këtë simbol e ka bërë “mbrapsht”.
Ministrja e shtetit shqiptar për Sipërmarrje, Sonila Qato e ka bërë ngjashëm, por që prezenca e saj më e largët në foto ka bërë që ky detaj mos të bie fort në sy./Indeksonline/