13:12 / E Mërkurë, 14 Mars 2018

I riu i Romës: Ekzagjerova, futbollisti nuk kishte faj (Video)

Djaloshi që u shty mbrëmë nga lojtari i Shakhtar Donetsk, Facundo Ferreyra, ka bërë një postim në rrjetet sociale.

Ai e ka kuptuar shumë mirë reagimin e lojtarit të klubit ukrainas, transmeton IndeksOnline.

“Ishte moment zemërimi dhe i pakontrolluar nga futbollisti. Ai gjithashtu është qenie njerëzore, nuk kishte faj. Më falni. Për fat të mirë unë jam mirë”, shkroi i riu në Instagram.

Djaloshi që po mblidhte topat u zbulua se ishte sulmues i Romës (U16), Matteo Cancellieri (16-vjeç).

Kujtojmë se në këtë ndeshje triumfoi Roma, e cila eliminoi Shakhtarin fal fitores në shtëpi 1 me 0, duke u kualifikuar për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve./IndeksOnline/