75 Mall Live Search
10:40 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vogëlushi kosovar nuk i ndal lotët për eliminimin e Shaqirit dhe Zvicrës (Video)

Shumica e kosovarëve ishin me Kombëtaren e Zvicrës në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.

Një vogëlush kosovar është ndjerë tejet i mërzitur për eliminimin e Zvicrës nga Kupa e Botës, shkruan IndeksOnline.

Familja e ka incizuar djaloshin me emrin Ensar Turkaj, i cili shpërthen në lot për Xherdan Shaqirin.

Kombëtarja e Zvicrës u eliminua pas humbjes befasuese nga Suedia me rezultat minimal 1 me 0./IndeksOnline/