14:25 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Interi i kthehet fitoreve, Icardi shënon katër herë (Video)

Skuadra e Interit iu është rikthyer fitoreve në Serie A. Neorazzurët fituan bindshëm në udhëtim, 5 me 0 kundër Sampdorias.

Golat për ekipin e Spallettit i shënuan: Icardi (4) dhe Perisic.

Me këtë fitore, Interi tani ngritet në pozitën e katërt me 55 pikë, dy më shumë se pozita e pestë, Lazio (53)./IndeksOnline/