10:01 / E Shtunë, 07 Prill 2018

James më i miri i të gjitha kohërave? Ky është rekordi i ri në NBA (Foto/Video)

Nëse vazhdon me formë të tillë, LeBron James për shumë analistë të basketbollit do të jete numri një i historisë në këtë sport.

Ylli i Cleveland po bën çmenduri në ligën më të fortë të basketbollit në botë duke thyer vazhdimisht rekorde.

Në paraqitjen e mbrëmshme ndaj Philadelfias, James arriti shifra të frikshme. 44 pikë, 11 kërcime dhe 11 asiste i realizoi ai në humbjen e ngushtë, 132-130.

Por me 44 pikët e tij, “Mbreti” James u bë basketbollisti më i ri në NBA që ka shënuar më shumë se 31 mijë pikë./Indeksonline/