23:23 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Jose Mourinho flet për Sanchezin

Jose Mourinho pas ndeshjes kundër Stoke Cityt ka folur edhe për transferimin e mundshëm të Alexis Sanchez në Manchester United.

Sipas trajnerit portugez ende nuk ka të reja, por nëse transferohet në “Old Trafford” do të ishte një marrëveshje fantastike.

“Nuk ka asgjë të re për Sanchezin. Ai është futbollist i Arsenalit, nëse qëndron atje do të jetë mirë për Arsenalin, nëse vjen tek ne do të jetë mirë për ne, nëse shkon te ndonjë skuadër tjetër, do të jetë mirë për ta”, ka thënë Mourinho.

Kujtojmë se për sulmuesin kilian të interesuar janë tri skuadra: Manchester United, Manchester City dhe Chelsea./IndeksOnline/