21:13 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Kamioni përfshihet nga flakët, dëmton disa automjete (Video)

Një kamion mallrash është kapluar nga zjarri vetëm para pak çastesh në hyrje të Shkupit afër pikë pagesës në fshatin Gllumovë, raporton IndeksOnline.

Nga pamjet që ka siguruar Indeksonline, shihen flakët që kanë kapluar tërësisht furgonin e mallrave, ndërsa sipas dëshmitarëve gjatë flakëve furgonit i kanë plasur edhe gomat të cilat kanë dëmtuar disa makina që janë gjendur në autostradë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e policisë dhe ambulanca./Indeksonline/

Temat: