14:35 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kampionët e Botës shpallin listën për Ligën e Kombeve

Franca ka bërë të ditur listën me 23 futbollist të ftuar për dy ndeshjet e shtatorit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kampionët e Botës do të luajnë kundër Gjermanisë në Munich me 6 shtator dhe në Paris tri ditë më vonë kundër Holandës.

Didier Deshamps iu ka besuar kryesisht atyre që i sollën Francës titullin e dytë të Botës në histori.

Më poshtë janë të ftuarit nga selektori francez.