22:35 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Kelmendi reagon pasi i përmendet emri për vrasjet e pasluftës

Shkumbin Mehmeti, dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, në një rrëfim në Klan Kosova ka akuzuar vëllezërit Qerim dhe Ibrahim Kelmendi për organizim të vrasjeve të pasluftës në Kosovë.

Mehmeti, që ka thënë se ishte anëtar i një grupi vrasësish, bashkë me vëllezërit Kelmendi, ka thënë se Kelmendët kanë urdhëruar vrasjen e deputetit të LDK’së, Smail Hajdaraj, dhe të Tahir Zemajt.

Dëshmitari ka thënë po ashtu se Kelmendët kanë ngakuar Florim Ejupin me detyrë për vrasjen e Xhavit Halitit, deputet i PDK-së – por se plani për vrasjen e tij ka ngecur.

Pas akuzave të Mehmetit, kanë reaguar që të dy vëllezërit Kelmendi.

Qerimi i ka cilësuar akuzat “telenovelë”.

“Telenovela që po tjerret qe 10 vite ! E paska zbulue Makinën ne Avull !”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, duke komentuar akuzat e Mehmetit.

Ibrahim dhe Qerim Kelmendi dhanë urdhër për vrasjen e deputetit të LDK-së Smail Hajdari dhe të Tahir Zemajt

Për herë të parë tregohet emri i personit që pretendohet se vrau Xhemajl Mustafën