07:07 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Këto dy rrugë të kryeqytetit do të jenë të bllokuara për 60 ditë

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot do të fillojë realizimi i kontratës për ndërtimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugët Fehmi Agani dhe Hajdar Dushi, si dhe ndërtimit të sistemit të ujësjellësit në rrugën Fehmi Agani.

Komuna ka njoftuar qytetarët e Prishtinës që këto rrugë do të jenë të bllokuara deri në kryerjen e punimeve, që pritet të zgjasin rreth 60 ditë.