14:24 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nis asfaltimi i rrugës te ‘Kafet e Vogla’ në Prishtinë (Foto)

Punimeve tek rruga ‘Fehmi Agani’ iu ka ardhur fundi.

Tashmë kompania e kontraktuar për këtë rrugë ka nisur asfaltimin apo vendosjen e shtresës së fundit, transmeton Indeksonline.

Punimet në këtë rrugë kanë shkaktuar mjaftë telashe për banorët e kësaj zone për shkak se janë bërë rregullime teknike në sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit, duke lënë pa ujë banorët për shumë orë.

Përveç kësaj, edhe bizneseve u ka shkaktuar telashe, përkatësisht kafeneve të cilat gjenden në këtë pjesë e qe frekuentohen mjaftë shumë nga qytetarët.

Ndonëse, Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar se këto punimet përfundojnë brenda 60 ditëve pune, ato kanë zgjatur edhe një muaj më shumë./Indeksonline/