Nga këto data, rruga te kafet e vogla bllokohet tërësisht, do të asfaltohet
Gjatë ditëve të ardhshme rruga “Fehmi Agani”, e njohur si “Te kafet e vogla” do jetë tërësisht e bllokuar.
Komuna ka njoftuar se nga data 20 deri më 22 në këtë rrugë do të përfundojë edhe faza e fundit e punimeve, asfaltimi i rrugës.
Ata kanë falënderuar qytetarët dhe bizneset në këtë anë për mirëkuptimin e treguar, transmeton Indeksonline.
“Pas intervenimeve të domosdoshme të bëra në rrugën “Fehmi Agani”, nga data 20 deri më 22 qershor kjo rrugë do të jetë tërësisht e bllokuar për automjete, ashtu që të përfundohet faza e fundit e punimeve, asfaltimi i rrugës.
Falënderojmë qytetarët dhe bizneset përreth për mirëkuptimin e treguar!”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Ndryshe, punimet në këtë rrugë kanë filluar më 27 mars dhe ato janë paraparë të përfundojnë për 60 ditë pune./Indeksonline/