12:38 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Këto janë datat kur do të zhvillohen ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Janë hedhur shortet për fazën e rundit të 16-të të Ligës së Kampionëve.

Në këtë rund do të shohim përballje shumë interesante, ku veçohet Real Madrid – PSG dhe Barcelona – Chelsea.

Ndeshjet e kësaj faze do të luhen me 13-14 shkurt dhe 20-21 shkurt, ndërsa ato të kthimit me 6-7 mars dhe 13-14 mars.

Kujtojmë se datat për secilën lojë do të bëhen publike së shpejti, ndërsa skuadrat e të njëjtit shtet nuk do të luajnë për një ditë, përjashtuar një ndeshje të skuadrës angleze. /IndeksOnline/