09:38 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ky është futbollisti dhe klubi më i “dhunshëm” i Ligës së Kampionëve

Kanë përfunduar ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Gjatë kësaj faze janë zhvilluar 96 ndeshje, ku në mesin e tyre ka pasur edhe raste të ndërhyrjeve të rënda.

Skuadra që ka shkaktuar më së shumti ndërhyrje të palejuara është Young Boys. Zviceranët kanë shkaktuar 109 ndërhyrje, të ndjekur nga Tottenham me 98 dhe Porto me 94.

Manchester United është në vendin e katërt me 92 faulla të shkaktuar.

Futbollisti më i “ashpër” në këtë fazë është Denzel Dumfries me 18 ndërhyrje. Futbollisti i PSV është ndëshkuar me vetëm dy kartonë të verdhë për këto ndërhyrje. /IndeksOnline/