09:37 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kjo është gjendja e vëllezërve Rugova pas aksidentit tragjik!

Në një aksident që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit, mbeti i vdekur basketbollisti kosovar, Gazmend Sinani.

Përveç Sinanit, nga ky aksident lëndime kanë pësuar edhe lojtarët dhe anëtarë të tjerë të përfaqësueses së Kosovës, duke përfshirë vëllezrit, Granit e Fisnik Rugovën.

Kësisoj, nga Federata e Basketbollit të Kosovës kanë thënë se lojtarët e tjerë kanë pësuar lëndime porse janë jashtë rrezikut për jetë.

Ndryshe, pas vdekjes tragjike të Sinanit, ka reaguar edhe ish kreu i Federatës së Basketbollit, Erolld Belegu.

“Ah bre Gazi! Ngushellime familjes Sinani!”, ka shkruar Belegu në Facebook./Indeksonline/

Belegu me fjalë emocionuese pas vdekjes së Gazmend Sinanit