09:37 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Klubi anglez njofton publikun për ngordhjen e një pëllumbi në fushë (Foto)

Kultura angleze është shumë ndryshe nga të tjerat.

Në takimin Queen’s Park FC dhe St Mirren, ka ngordhur një pëllumb, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes së rëndësishme për Kupën Betfred, klubi anglez njoftoi publikun për ngordhjen e pëllumbit.

“Ne jemi të pikëlluar për të konfirmuar se një nga pëllumbat tanë të respektuar ka ngordhur sonte gjatë ndeshjes së Kupës Betfred kundër St Mirren. Mendimet tona janë me kopenë e tij në këtë kohë të trishtuar”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Futja e pëllumbave, apo kafshëve tjera në fushë tashmë është bërë një trend./IndeksOnline/