08:20 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Kosova dhe Maqedonia pritet të nënshkruajnë 15 marrëveshje

Mbledhja e përbashkët në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë pritet të mbahet së shpejti.

Kështu ka bërë më dije për gazetën “Epoka e re”, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.

Ai ka treguar se në këtë mbledhje pritet të nënshkruhen 15 marrëveshje të cilat i përkasin fushës së drejtësisë, sigurisë, shëndetësisë dhe ekonomisë.

Analistët politikë Blerim Reka dhe Imer Mushkolaj kanë mirëpritur mbajtjen e kësaj mbledhje, por kanë kërkuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Sipas tyre, duhet të ndërmerren hapa konkretë për ta lehtësuar jetën e qytetarëve në të dyja anët e kufirit.