Ku është më lirë t’i mbushni makinat me karburante?
Shoferët në Kroaci kanë parë një rritje të vazhdueshme të çmimeve të karburanteve, që po rriten gjithnjë e më shumë nga e diela në të dielën.
Prandaj në Kroaci kërkohet përgjigje: kush duhet të fajësohet?
Sa i përket nivelit mesatar të pagave, kroatët janë midis njerëzve që paguajnë karburantet më së shtrenjti. Ekziston edhe shteti që mbulon një litër benzinë me akcizë prej 3.86 kuna dhe naftë me 3.06 kuna.
Me TVSH, detyrimet shtetërore tejkalojnë gjysmën e çmimit të shitjes me pakicë të benzinës, prandaj qytetarët e Kroacisë pritet të fillojnë të mbushin veturat e tyre me karburante më të lira në Bosnjë e Hercegovinë, Hungari dhe Mal të Zi, shkruan Vecernji List.
Benzina është më e lirë në Serbi, por jo nafta dhe për ata që shkojnë në Evropën Qendrore është më e kushtueshme të ndaleni në Austri, ku çmimet e karburanteve janë pothuajse të njëjta me ato në Bosnjë e Hercegovinë.