13:29 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

LDK-ja me nismë për ta çuar Haradinajn në kushtetuese

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve në seancën e sotme parlamentare për të çuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për faljen e miliona eurove për ambalazhuesit e ujit, njofton Klan Kosova.

Siç mëson Klani nënshkrimet e nevojshme ende nuk është arritur të mblidhen.

Gjithashtu mësohet se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, që janë të pranishëm në seancën e sotme, e kanë dhënë nënshkrimin e tyre për këtë nismë.

Haradinaj kishte vendosur që ambalazhuesit e ujit në Kosovë të falen nga borxhet e tyre që u raportua të jenë mbi 50 milionë euro.

Por, vet kompanitë e ujit patën reaguar se bëhej fjalë për shumë më pak para të falura dhe jo aq sa ishte raportuar në fillim.