12:43 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

LDK e gatshme të takohet me partitë për të caktuar datën e zgjedhjeve

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se janë të gatshëm të takohen me të gjitha partitë për tu marrë vesh për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe orientimet për dialogun pas zgjedhjeve.

Ndërsa, kanë shtuar se LDK qëndrimet i shpalosin para anëtarësisë dhe qytetarëve, kurse në Kuvend përmes grupit parlamentar, transmeton Indeksonline.

Komunikata e plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës disa herë i ka bërë të qarta para opinionit dhe anëtarësisë së saj qëndrimet për dialogun me Serbinë. Këto qëndrime duhet të jenë të qarta edhe për Kryetarin e Kuvendit.

Si parti politike, më e madhe në Kosovë, qëndrimet tona i shpalosim para anëtarësisë dhe qytetarëve tanë, kurse në Kuvend përmes grupit tonë parlamentar.

LDK është e gatshme të takohet me të gjitha partitë parlamentare për tu marrë vesh për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe orientimet për dialogun pas këtyre zgjedhjeve./Indeksonline/