18:22 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Leipzig punon për të ardhmen, zyrtarizon trajnerin për vitin 2019 (Foto)

Skuadra e Leipzig është bërë me trajner të ri për sezonin 2019/2020.

Klubi gjerman përmes një deklaratë për media e ka konfirmuar se nga sezoni i 2019/2020 do ta ketë të ulur në stol, Julian Nagelsmann, shkruan IndeksOnline.

Nagelsmann ka vazhduar edhe për një vit me klubin e Hoffenheim, por qysh nga viti 2019, ai do t’i bashkohet Leipzigut.

Trajneri i shumë kërkuar ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023.

Ekipin e Leipzig për sezonin e ri 2018/19, do ta menaxhoj trajneri Ralf Rangnick./IndeksOnline/