Lëndohet futbollisti i Premierligës, dërgohet jashtë me urgjencë
Demerai Gray kishte nevojë për oksigjen pasi pësoi një dëmtim serioz në këmbë të martën.
Sulmuesi i Leicester u transferua me një barelë në ndeshjen e Kupës Carabao me Wolves në Molineux.
Gray e la fushën me këmbën e majtë dhe kyçin e këmbës të lënduar dhe me fytyra të shqetësuara në mesin e shokëve të tij të ekipit dhe stafit.
Klubi nuk ka dalë me ndonjë informacion rreth shkallës së lëndimit të tij. /IndeksOnline/